Samir Mane ka bërë të ditur se Mane Foundation do të mbështesë Pavijonin Shqiptar në edicionin 2026 të La Biennale di Venezia, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkëkohor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mane Foundation njoftoi se Shqipëria do të prezantohet me projektin “A Place in the Sun”, një vepër e re hibride video nga artisti Genti Korini.

Vepra kombinon performancën live, teatrin e kukullave, muzikën origjinale dhe animacionin e gjeneruar në kompjuter, duke u zhvilluar në “Zaum”, gjuha transracionale e avangardës së fillimshekullit XX.

Sipas prezantimit zyrtar, projekti eksploron temat e kufijve, gjuhëve dhe identiteteve në ndryshim, përmes peizazheve spektrale dhe elementëve folklorikë, duke lidhur ëndrrat e një shekulli më parë me trazirat e kohës moderne.

“Mane Foundation” thekson se mbështetja për Pavijonin Shqiptar pasqyron angazhimin për përfaqësimin kulturor të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe bindjen se arti mbetet një nga shprehjet më të fuqishme të identitetit dhe ambicies së një kombi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu