
ara për kreun e Partisë Demokratike hyn në fazën përfundimtare, ndërsa Sali Berisha mbetet deri tani kandidati i vetëm.
Afati për dorëzimin e kandidaturave skadon nesër në mesditë, por deri në këto momente asnjë figurë tjetër nuk ka depozituar dokumentacionin për të hyrë në garë. Kushdo që synon ta sfidojë ka vetëm pak orë në dispozicion.
Vendimi për kriteret dhe procedurat e zgjedhjeve u publikua vetëm një ditë para mbylljes së afatit, duke shkaktuar debate brenda selisë blu. Mes kushteve kryesore bie në sy kriteri i dekriminalizimit, i cili përjashton kandidatët me dënime të formës së prerë.
Ky kriter prek drejtpërdrejt Ervin Salianjin, i cili ka shprehur ambicien për të kandiduar, por rrezikon të mbetet jashtë garës për shkak të një dënimi të mëparshëm.
Salianji e ka cilësuar procesin si “farsë” dhe paralajmëron se, nëse i refuzohet kandidatura, nuk do ta njohë rezultatin.
Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike janë parashikuar të zhvillohen më 23 maj, ndërsa mbetet për t’u parë nëse gara do të ketë rivalitet apo do të konfirmojë Berishën pa kundërshtar.






