Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar nga Kuvendi pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit për reformën e re administrativo-territoriale dhe zhvillimin e konsultimeve me qytetarët përpara miratimit të ndryshimeve.

Në letrën drejtuar Kuvendit, Veliaj kundërshton mënyrën se si po procedohet me hartën e re, duke argumentuar se ndryshimi i kufijve të bashkive nuk mund të trajtohet thjesht si një riorganizim në hartë.

“Reforma administrativo-territoriale nuk është vizatimi i një harte të re. Ajo prek autonominë vendore”, shprehet Veliaj.

Sipas tij, qëndrueshmëria e reformës kërkon që qytetarët të përfshihen drejtpërdrejt në proces dhe të konsultohen për ndryshimet që prekin njësitë ku jetojnë.

“Reformat tona nuk duhet t’i masim vetëm me aftësinë për t’i miratuar, por për t’i bërë të qëndrueshme. Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët”, argumenton kryebashkiaku.

Me këtë qëndrim, Veliaj kërkon që Kuvendi të mos kalojë në miratimin përfundimtar të projektligjit pa u zhvilluar më parë konsultimi publik për hartën e re territoriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu