Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich kanë dhuruar një nga ndeshjet më spektakolare të viteve të fundit, me plot 9 gola në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League.

Francezët triumfuan 5-4 në një duel dramatik në Paris, duke marrë një avantazh minimal për ndeshjen e kthimit.

Sfida nisi më mirë për bavarezët që kaluan në avantazh me Harry Kane nga pika e bardhë, por vendasit reaguan shpejt duke përmbysur rezultatin me golat e Khvicha Kvaratskhelia dhe João Neves.

Gjermanët barazuan me Michael Olise, por Ousmane Dembélé riktheu avantazhin për PSG para pushimit.

Në pjesën e dytë, PSG shpërtheu me dy gola të shpejtë nga Kvaratskhelia dhe Dembélé, duke çuar rezultatin në 5-2. Megjithatë, Bayern nuk u dorëzua dhe u rikthye fuqishëm me golat e Dayot Upamecano dhe Luis Díaz, duke e çuar rezultatin në 5-4.

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Mynih, ku pritet një tjetër përballje “zjarr”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu