Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja për përplasjen mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt, duke theksuar se ata nuk ishin të panjohur me njëri-tjetrin.

I ftuar në emisionin “Now”, Euronews Albania Hoxha u shpreh se konflikti mes tyre kishte nisur shumë më herët se ngjarja e njohur në ish-Bllok në vitin 2018.

Sipas tij, Mata ka pasur bazën kryesore të aktivitetit në Bolivi, por pas ekspozimit është detyruar të lëvizë në vende të tjera si Brazili dhe Paraguaji.

Gazetari theksoi se ekstradimi i Matës drejt Shqipërisë është me interes, por mbetet për t’u parë nëse mbrojtja ligjore do të përdorë taktika për të zgjatur qëndrimin e tij në Brazil.

Deklaratat hedhin dritë mbi një konflikt të hershëm mes dy emrave të njohur, duke shtuar interesin për zhvillimet e mëtejshme të çështjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu