
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Ghost Call”, duke goditur një skemë të mirëorganizuar mashtrimi kompjuterik që funksiononte përmes call centerave.
Operacioni, i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europolit, është rezultat i një hetimi të thelluar 2-vjeçar.
Gjatë ndërhyrjes, u zbuluan 12 ambiente të përdorura për këtë aktivitet kriminal dhe u arrestuan 10 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Një shtetase është vënë nën masa sigurie alternative.
Në kuadër të operacionit, u sekuestruan 891 735 euro të dyshuara si të përfituara nga mashtrimi, si dhe qindra pajisje elektronike, përfshirë 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera teknologjike.
Hetimet tregojnë se personat e përfshirë kishin role të ndryshme në këtë skemë, nga operatorë deri te drejtues të grupeve.
Operacioni u zhvillua në koordinim të plotë me Prokurorinë e Tiranës dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë






