Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, ka marrë zyrtarisht shtetësinë shqiptare. Vendimi është formalizuar përmes një dekreti të posaçëm të firmosur nga Bajram Begaj.

Sipas dekretit, Adams është pajisur me pasaportë shqiptare pas një kërkese të paraqitur prej tij, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi procedurat apo arsyet konkrete që çuan në këtë vendim.

Ish-kryebashkiaku amerikan kishte vizituar Shqipërinë në tetor të vitit 2025, ku zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë mandatit të tij në krye të bashkisë së New York-ut, Adams ka shprehur në disa raste vlerësim për Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar, duke mbajtur marrëdhënie të afërta me diasporën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu