Juristi Ylli Manjani ka komentuar rishikimin e mundshëm të praktikës për masën e sigurisë “arrest me burg”, duke sqaruar se një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë nuk ka efekt prapaveprues.

I pyetur në Now në Euronews Albania nëse një standard i ri gjyqësor mund të ndikojë në çështje si ato të Erion Veliajt apo Ilir Metës, Manjani u shpreh se këto vendime vlejnë për të ardhmen dhe jo për rastet e mëparshme.

Sipas tij, vendimet e Kolegjeve të Bashkuara shërbejnë për të vendosur një praktikë të unifikuar që duhet të ndiqet në vijim, por nuk ndryshojnë automatikisht situatën juridike të çështjeve në proces.

Manjani theksoi gjithashtu se masa e arrestit nuk lidhet vetëm me një vendim të vetëm, por me të gjithë procedurën hetimore dhe parahetimore që çon në caktimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu