Gjatë meshës së Vigjiljes së Pashkës në , dha një mesazh të fortë për botën, duke bërë thirrje që njerëzit të mos dorëzohen përballë luftërave dhe padrejtësive.

Në homelinë e tij, Papa theksoi se bota është e goditur nga konflikte dhe tensione, por njerëzit nuk duhet të paralizohen nga frika, urrejtja apo mosbesimi. Ai u shpreh se “fuqia e Zotit është më e madhe se çdo e keqe” dhe se mund të “thyejë edhe zemrat më të forta”.

Papa Leone XIV solli në vëmendje simbolikën e Pashkës, duke theksuar se dashuria dhe shpresa mund të fitojnë mbi dhimbjen dhe padrejtësinë. Ai u bëri thirrje besimtarëve që të largojnë “gurët” e frikës, egoizmit dhe urrejtjes nga jeta e tyre.

Ceremonia në Vatikan u zhvillua në një moment të tensionuar global, me luftëra dhe kriza që vazhdojnë në disa rajone të botës, duke e bërë mesazhin e Papës edhe më domethënës për besimtarët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu