
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë për Ajola Xoxën, duke vendosur që ajo të lihet pa asnjë masë sigurimi.
Më herët, Xoxa ishte nën masën “detyrim për paraqitje” pranë policisë gjyqësore dhe i ishte ndaluar dalja jashtë vendit.
Sipas vendimit të fundit të gjykatës, kjo masë është hequr për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Ajola Xoxa është bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa vendimi i GJKKO vjen në një kohë kur çështja ka tërhequr vëmendje të lartë publike.
Detaje të mëtejshme mbi rastin pritet të bëhen publike në vijim.






