Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari Lumnezi. Ai ndërroi jetë sot pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohët e fundit.

Më një përvojë të gjatë prej dy dekadash, Aristir Lumezi ka dhënë një kontribut të vyer në median e shkruar shqiptare dhe atë vizive. Aristir Lumezi ka qenë gazetar i politikës dhe ka mbajtur postin e kryeredaktorit të Gazetës Panorama.

yacht hotel sarande

Varrimi do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.

Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë. Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen po tek Funeral Home Parajsa në datat 12 dhe 13 korrik nga pra 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00

Dy fjalë.

Aristiri, miku i mirë dhe kolegu që ishte gjithmonë pranë të thoshte fjalën e mirë. I papërtuar, një gazetar besnik i së vërtetës. E njohëm ndërsa sapo kishte lënë emigrimin për t’u kthyer ne atdhe dhe për të nisur një sfidë të re për të, gazetarinë. Nga një gazetë e vogël me guximin e një njeriu që sakrifikonte për atë që besonte dhe për familjen e tij, nisi si reporter politike me qetësinë e një 30 vjeçari të pjekur dhe eci në rrugën e gazetarisë.

Do mbahet mend si shoku mirënjohës për ata që dikur i dhanë dorën në ditë të vështira dhe si mentori i mirë i gazetarëve të rinj që i ndihmonte të ecnin në rrugën e tyre.

Sot iku një nga më të mirët prej nesh.

Lamtumirë shok.

I nderuar që isha shok me ty.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu