Është identifikuar si Austin Tucker Martin, 21 vjeç, nga Karolina e Veriut, i riu që dyshohet se shkeli perimetrin e sigurisë në resortin Mar-a-Lago, pronë e Donald Trump, në Palm Beach të Floridës.

Sipas burimeve pranë hetimit, 21-vjeçari ishte raportuar i zhdukur ditët e fundit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit, kur agjentë të United States Secret Service dhe oficerë të policisë lokale konstatuan të riun pranë portës veriore të rezidencës. Gjatë ndërhyrjes, efektivët hapën zjarr dhe ai mbeti i vrarë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi se Shërbimi Sekret “veproi shpejt dhe me vendosmëri për të neutralizuar një person të armatosur me një pushkë dhe një bombol gazi, i cili kishte hyrë me forcë në pronën e Presidentit Trump”.

Autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje mbi motivin e ngjarjes. Hetimet po drejtohen nga Federal Bureau of Investigation, ndërsa drejtori i saj, Kash Patel, ka deklaruar se agjencia po përdor të gjitha burimet për zbardhjen e plotë të çështjes.

Ndërkohë, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha se ka folur me Trump pas incidentit dhe falënderoi Shërbimin Sekret për reagimin, duke shtuar se mbetet e paqartë nëse i riu veproi i vetëm.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu