Tiranë – Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.

Në deklaratën zyrtare, KMSH shpreh indinjatë për lëndimin e besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet fetare në paqe dhe qetësi.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë”, thuhet në reagim.

KMSH dënon me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026, duke theksuar se besimtarë të pafajshëm u lënduan pa shkak gjatë ushtrimit të riteve fetare.

Në fund të deklaratës, Komuniteti Mysliman u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos cenohen të drejtat dhe liritë e besimtarëve apo të çdo qytetari tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu