Bardhyl Fusha, 58 vjeç, është personi që grabiti mesditën e sotme një degë të Fibank Albania në Tiranë, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, pranë një kompleksi banimi.

Sipas informacioneve paraprake, autori hyri në bankë i armatosur, arriti të marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra nga një prej arkave, por nuk mundi të largohej nga godina.

Punonjësit e sigurisë private ndërhynë menjëherë, e neutralizuan dhe e mbyllën brenda ambienteve të filialit, duke e vënë në pranga.

Mësohet se Fusha është pronar i një kompanie ndërtimi në Tiranë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu