Kuvendi i Kosovës ka votuar formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të tretë qeverisës, të njohur si “Kurti 3”.

Pas paraqitjes së ekspozesë dhe emrave të kabinetit, deputetët kaluan në votim, ku qeveria mori 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim. Ekzekutivi i ri do të ketë 19 ministri dhe pritet të drejtojë vendin për një mandat katërvjeçar.

Ky mandat vjen pas një periudhe bllokadash politike që e lanë vendin për një vit pa qeveri funksionale. Nga kabineti i ri pritet të adresojë sfidat kryesore dhe të përmirësojë kushtet e jetesës për qytetarët.

Kabineti qeveritar:

  • Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
  • Zëvendëskryeministre dhe ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
  • Zëvendëskryeministër për pakicat dhe bashkëpunimin – Fikrim Damka
  • Ministër i Financave – Hekuran Murati
  • Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti
  • Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
  • Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
  • Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu
  • Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
  • Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Çeku
  • Ministre e Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci
  • Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
  • Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
  • Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
  • Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
  • Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha
  • Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari
  • Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli
  • Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
  • Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu