Juventusi dhe Lacio kanë dhuruar një sfidë spektakolare në javën e 24-t të Serisë A, me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2 pas një finaleje dramatike.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë, kur Pedro realizoi në minutën 45+2. Vetëm pak sekonda pas nisjes së fraksionit të dytë, Isaksen dyfishoi shifrat, duke e vënë Juventusin në një situatë të vështirë.

Reagimi i bardhezinjve

“Zonja e Vjetër” nuk u dorëzua dhe ngushtoi diferencën në minutën e 59-të me një gol me kokë të Weston McKennie, pas një aksioni ku ndikim pati edhe Edon Zhegrova.

Kur dukej se Lacio do të largohej me tri pikët, erdhi momenti dramatik: në minutën 90+6, Pierre Kalulu shënoi me kokë pas asistit të Jeremy Boga, duke shpëtuar Juventusin nga humbja.

Çfarë do të thotë ky rezultat

Ky ishte barazimi i shtatë në kampionat për Juventusin dhe i nënti për Lacion. Në javën e ardhshme, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti do të përballet në transfertë me Interin, ndërsa Lacio do të presë Atalantën.


Juventus – Lacio 2-2
⚽ McKennie 59’
⚽ Kalulu 90+6’
⚽ Pedro 45+2’
⚽ Isaksen 47’

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu