Palometa, peshk mishngrënës i ngjashëm me piranjën

Momente paniku janë regjistruar në Argjentinë pasi një sulm nga palometat, peshk mishngrënës i ngjashëm me piranjat ka lënë mbi 40 persona të plagosur rëndë në Playa Victoria, një zonë që shtrihet përgjatë lumit Victoria në deltën e Paranás, në provincën Entre Ríos.

Një nga rastet më të rënda përfshin një fëmijë, të cilit iu amputua një gisht pas kafshimit nga peshku mishngrënës. Të plagosurit janë transportuar në spital për trajtim, ndërsa autoritetet vendase vendosën të mbyllin menjëherë zonën për pushuesit.

Sipas rojës bregdetare Alejandro Martín, të gjitha rastet konsiderohen serioze. Spitali Fermín Salaberry konfirmoi se vetëm brenda një dite u trajtuan disa persona, përfshirë edhe fëmijë.

Edhe pse në disa zona janë vendosur tabela që ndalojnë larjen, dëshmitarët thonë se shumë vizitorë i kanë injoruar paralajmërimet, duke u futur në ujë pavarësisht rrezikut.

Autoritetet po shqyrtojnë masa shtesë sigurie, mes tyre vendosjen e një rrjete mbrojtëse përgjatë bregut të lumit për të penguar afrimin e peshqve.

Ekspertët theksojnë se temperaturat e larta favorizojnë shtimin e palometas, peshq mishngrënës të ngjashëm me piranjat. Vetëm vitin e kaluar, në këtë rajon u raportuan mbi 320 sulme të ngjashme, duke ngritur shqetësime për sigurinë e pushuesve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu