Tiranë – Debati në Kuvend për aktin normativ u shoqërua me tone të forta politike, ku Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, u përplas drejtpërdrejt me opozitën dhe veçanërisht me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Nga foltorja e Parlamentit, Balla i kërkoi opozitës që gjatë muajit janar të mos përdorë fjalët “protestë” dhe “dhunë”, duke theksuar se shqiptarëve u rikujtohen ngjarjet e 8 janarit 2022, kur, sipas tij, “disa prej jush në këtë sallë luftonin kundër ca prej jush në këtë sallë”.

Ai solli në vëmendje njoftimet zyrtare të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit pas 8 janarit, ku u raportua arrestimi i 34 qytetarëve për dhunë, 18 nga krahu i Sali Berishës dhe 16 nga krahu i Lulzim Bashës, duke theksuar se dhuna ndaj institucioneve nuk mund të legjitimohet si protestë.

Në një përplasje direkte me Gazment Bardhin, Balla e akuzoi atë se ka denoncuar penalisht nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, duke theksuar se kallëzimi penal është firmosur personalisht prej tij. Sipas Ballës, Bardhi duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe personale për veprimet dhe firmat që ka hedhur.

Balla kërkoi gjithashtu mbështetje të hapur për Policinë e Shtetit, duke theksuar se ajo ka vepruar në mbrojtje të institucioneve dhe rendit kushtetues. Ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës të distancohen nga çdo formë dhune dhe nga individë të cilët, sipas tij, janë përdorur për sulme ndaj institucioneve publike.

Fjalimi u shoqërua me ndërprerje dhe tensione në sallë, duke detyruar ndërhyrjen e kryetares së Kuvendit për rivendosjen e rregullit.


Fjala e plotë e Taulant Ballës në Kuvend:

Fjala e plotë:

Përpara se të them disa vlerësime që justifikojnë votën tonë pro aktit normativ. Pa dashur të bëj replikë me zotërinë Dule, se do kisha dashur shumë të bëja replikë me një deputet të PD jo me këta që e marrin mandatin qyl nga votat e demokratëve, por nga ata që realisht i kanë marrë votat nga populli demokrat.

 

Sa i përket asaj që tha zotri Dule,i cili u ankua dhe këtu u ankua në emër të demokratëve për atë që ka bërë Policia e Shtetit në protestën e fundit.

Një gjë duhet të dini mirë ju pak demokratë që keni ngelur këtu në sallë.

Të paktën gjatë muajve janar.

Gjatë muajve janar, mirë është të mos përdorni fjalën protestë dhe fjalën dhunë. Se çdo shqiptari i vjen në memorie 8 Janari i 2022 kur disa prej jush në këtë sallë luftonin kundër ca prej jush në këtë sallë.

Dhe kujtoj njoftimin e Prokurorisë dhe të Policisë së Shtetit pas 8 janarit u njoftua që u arrestuan 34 qytetarë për dhunë. 18 ishin të krahut të Sali Berishës, 16 të krahut të Lulzim Bashës.

Krahu i Sali Berishës akuzohej se kishin përdorur varre, shkallë, leva, çekiç, trapanë.

Për këtë akuzoheshin 18 protestues nga krahu i Sali Berishës. Nga krahu i Lulzim Bashës nga njoftimi që kam përpara i Prokurorisë në atë kohë është përdorur gaz lotsjellës, thuhet në atë njoftim e pashë tani nga mediat online.

Tani, tani, tani, tani.

Pusho se ti ke qenë krahu lart, pastaj zbrite, pastaj zbrite krahu poshtë.

Një gjë është e sigurt që do hipësh te krahu lart, sepse ti hipën lart, zbret poshtë, hipën lart, zbret poshtë.

 

Tani, zonja dhe zotëri deputetë, zonja kryetare e seancës është një zhurmues.

Mund t’ia mbyllni gojën një zhurmuesi.

Unë po e ndërpres fjalën time deri sa ju të vini rregull në sallë.

 

Sepse dhemb e vërteta dhe.

Edhe kur i bën lart, edhe kur zbret poshtë, edhe para dhe mbrapa.

 

Zonja kryetare, mund të kërkoj 5 minuta pushim deri sa të vihet rregull.

 

 

Sa i përket Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit meriton respekt.

Për detyrën që ka bërë për të mbrojtur institucionet.

Thirrja ime për ju deputetët e Partisë Demokratike.

Është.

Të mbështesni punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, ata që që kryejnë detyrën me ndershmëri.

Çdo lloj forme dhune kundër institucioneve.

Si ato breshëritë.

Njërin e kishin qitur aty, mbuluar kokën.

Dhe të cili dukej vetja si Chuck Norris.

Dhe që po qëllonte Kryeministrinë.

Një gjë bajate që se bëni edhe sikur kjo është një shprehje e gjithë urrejtjes, ndërkohë që nuk ishte as gazetarë aty që nuk e dinte që tek ai grupi aty në mes.

Ishin ca fytyra të mbuluara, lapanjozë, të cilët kishin marrë urdhra.

Kishin marrë urdhra.

Për të goditur institucionet dhe këta lapanjozë, dhe këta lapanjozë.

Lapanjozët duhet përballen me drejtësinë.

Këta, këta nuk ka as parti politike që i merr në mbrojtje, sepse, sepse, sepse zotrote, zotrote dhe kushdo tjetër që i ushqen ata me para.

Që i ushqen ata me para, për të goditur institucionet duhet mbash përgjegjësi dhe kjo parti politike duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve.

 

Kjo parti politike bashkë me një matuf, i cili, i cili do të mbajë përgjegjësi për lloj-lloj inspirimi.

 

E lëri këto dëngla ti se bën si qesharak këtu.

Sepse ti ke qenë ai që ke bërë kallëzimin, ti ke bërë kallëzimin për këta 18 që përmenda unë, sikurse ke bërë, sikurse ke bërë edhe kallëzimin për Belind Këlliçin, sikur ke bërë kallëzimin për Edmond Spahon, kongresin madhështor dhjetorit të 2021.

Unë jam ai që jam.

Dhe e kam për nder, kurse ti do mbash përgjegjësi për çfarë mban para, çfarë mban mbrapa, sepse njerëzit, njerëzit, njerëzit mbajnë përgjegjësi për fytyrën e vet.

Dhe mbajnë përgjegjësi edhe për gjithçka firmosin.

Kryetar grupi që ka çuar për ndjekje penale nënkryetarin e grupit.

Kryetar grupi që ka firmosur kallëzimin penal, për nënkryetarin e grupit, ja ky.

Dhe zonja kryetare e Kuvendit.

Nëse ke mundësi ta bësh detyrën? unë mendoj që duhet ta bësh ose.

Tani është një zhurmues që nuk le.

është një nen aty në Rregullore.Unë e ndërpres fjalën deri sa ditë kesh mundësi të bësh rregull në këtë sallë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu