Ushtria izraelite njoftoi se është gjetur trupi i pengut të fundit që mbahej në Rripin e Gazës, duke i dhënë fund kërkimeve që kishin nisur pas armëpushimit me Hamasin në muajin tetor.

Bëhet fjalë për rreshterin Ran Gvili, për të cilin Hamas kishte deklaruar prej javësh se nuk kishte mundur të përcaktonte vendndodhjen. Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Hamas ishte angazhuar të kthente të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, brenda 72 orëve nga hyrja në fuqi e saj.

Deri më tani, ishin dorëzuar 20 pengje izraelite të gjallë dhe trupat e 27 pengjeve të vrarë, izraelitë dhe shtetas të huaj.

Autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se kalimi kryesor kufitar i Gazës me Egjiptin do të rihapet pas përfundimit të procedurave lidhur me këtë çështje.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu