
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka mirëpritur sot në Kuvendin e Shqipërisë Enkelejda Dajçin (Beqon), përfaqësuese e suksesshme e diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë, Gjermani.
“Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë Enkelejda Dajçin (Beqon) përfaqësuese e suksesshme të diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë📍Gjermani. ”
Balla vlerësoi lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit, duke i konsideruar ato si faktorë kyç për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve në Gjermani.
“Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë afro 800 studentë shqiptarë”
Takimi u konsiderua një dëshmi e rëndësisë që institucionet shqiptare i kushtojnë diasporës dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit.






