Dinamo i dha leksion Egnatias duke fituar Superkupën e Shqipërisë me rezultatin 1-3. Sfida në “Air Albania” u fitua me përmbysje nga ekipi i Ilir Dajës, që e mbylli në disavantazh pjesën e parë.

Fillimisht për Egnatian shënoi Ruçi. Dinamo humbi disa raste të pastra, derisa realizoi dy gola në pjesën e dytë me Bregun dhe Nanin.

Për të vulosur fatin e takimit mendoi Qefalija me golin e tij nga penalltia në fund. Dinamo e fiton trofeun e Superkupës pas 17 vitesh pritje.

Dinamovitët konfirmohen makth për ekipin e Edlir Tetovës. Kjo pasi këtë vit i mposhtën edhe në finalen e Superkupës së Shqipërisë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

EGNATIA 1-3 DINAMO

9′ Ruçi – 54′ Bregu, 59′ Nani, 90+5′ Qefalija

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet finalja, Dinamo fiton 1 me 3 ndaj Egnatias.

90+3′-90+5′ GOOOL! Egnatia 1-3 Dinamo/ Pretendime për penallti te Dinamo, Jorgji e akordon pas rishikimit me VAR. Qefalija e kthen në gol. (VIDEO)

90+2′ Aktivizohen Ferruku dhe Hekuran Berisha. Largohen Bregu dhe Guindo te Dinamo.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86′ Fernando ndëshkohet me karton të verdhë tek Egnatia.

85′ Bregu humbet tjetër rast. Dajsinani pret tek Egnatia. (VIDEO)

84′ Buriç ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Nanit.

83′ Haime merr vendin e Fangajt te Dinamo.

79′ Dajsinani bën heroin duke i mohuar golin Guindos. Egnatia mbetet në lojë.

77′ Aktivizohen Qardaku dhe Vila te Dinamo, që kryen zëvendësimet e para. Largohen Berisha dhe Karamba.

74′ Poçi merr vendin e Ruçit tek Egnatia. Tetova ndryshon manovrën.

71′ Skemë e Dinamos nga këndorja. Qefalija e dërgon topin jashtë. Drithërima të tjera tek Egnatia. (VIDEO)

68′ Teikseira pranë golit. Dinamo kërkon të mbyllë llogaritë. (VIDEO)

66′ Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë tek Egnatia.

64′ Tetova vendos për tre ndryshime në sulm. Largohen Selmani, Bakajoko dhe Albanese. Aktivizohen Gruda, Buriç dhe Jahaja.

59′ GOOOL! Egnatia 1-2 Dinamo/ Përmbysje e çmendur e Dinamos, Nani nuk fal duke ndëshkuar kampionët. (VIDEO)

54′ GOOOL! Egnatia 1-1 Dinamo/ Sota gabon dhe aty ndodhet Bregu për të përfituar. Vendoset baraspesha. (VIDEO)

51′ Egnatia i përgjigjet Dinamos me një rast në krahun tjetër. Sfida mbetet 1 me 0.

50′ Dajsinani i mohon golin Nezirit. Dinamo fiton këndore. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Egnatia 1-0 Dinamo.

45+1′ Qefalija provon direkt nga goditja e dënimit. Drithërima te porta e Egnatias. (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Faull i shkaktuar nga Xhemajli ndaj Egnatias. Ndëshkohet me karton të verdhë.

42′ Rast i artë i shpërdoruar nga Egnatia. Albanese gabon pas pasimit të Bakajokos. Loja rinis nga Teqja. (VIDEO)

41′ Aleksi merr karton të verdhë tek Egnatia, pasi shkakton faull ndaj Berishës.

38′ Bakajoko dërgon topin në rrjetë. Festa nuk zgjat aspak, pasi anësori sinjalizon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

bandicam 2025-12-28 19-42-44-273

36′ Bregu pranë supergolit. Provon nga jashtë zone dhe topi përfundon jashtë. (VIDEO)

27′ Bakajoko provon, por gjuajtja e tij është për t’u harruar. Ekipet vijojnë sulmet nga një krah te tjetri. (VIDEO)

25′ Rasti i radhës i përket Dinamos. Goditja e Guindos po ashtu përfundon jashtë. (VIDEO)

23′ Radha e Egnatias për të treguar veten. Selmani tentoi golin, ndërsa topi përfundoi jashtë. (VIDEO)

20′ Dinamo humbet tjetër rast të artë. Portieri Dajsinani bëhet i pakalueshëm. (VIDEO)

15′ Dinamo pati pretendime për penallti. Për kryesorin Jorgji dhe VAR është gjithçka e rregullt. (VIDEO)

11′ Dinamo i afrohet golit të barazimit. Traversa ia mohon, ndërsa dinamovitët nuk u besojnë syve. (VIDEO)

9′ GOOOL! Egnatia 1-0 Dinamo/ Ruçi nuk fal para portierit Teqja, pasi përfitoi nga gabimet e prapavijës së Dinamos. (VIDEO)

6′ Te Dinamo shfaqen sërish rrezikshëm. Egnatia me fat, pasi dinamovitët nuk kanë shënjestrën e duhur. (VIDEO)

4′ Bregu humbet rastin e parë të artë të sfidës. Dinamo flirton me golin që në fillim. (VIDEO)

3′ Albanese hedh një top në zonë. Aty Teqja i Dinamos tregohet i vëmendshëm duke kontrolluar sferën.

1′ Nis ndeshja në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj; Aleksi, Fernando, Ruçi, Albanese, Bakajoko, Selmani

Trajner: Edlir Tetova

Dinamo: Teqja; Neziri, Teikseira, Dita, Maliqi, Karamba, Qefalija, Bregu, Nani, Guindo, B. Berisha

Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu