Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë ku një mjet u hodh në erë me lëndë plasëse. Pronari i automjetit, Dritan Jano, 39 vjeç, ka deklaruar para hetuesve se nuk ka konflikte të hapura dhe nuk ka pasur debate apo përplasje me ndonjë person që mund të lidhen me sulmin. Ai ka mohuar gjithashtu të ketë dijeni për arsyen pse autorët i vendosën lëndën plasëse automjetit, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës së tij. Sipas burimeve zyrtare, Jano ka qenë i punësuar prej rreth 10 vitesh në Institutin e Metrologjisë dhe nuk rezulton i skeduar më parë nga policia. Deri në këto momente nuk ka një pistë konkrete hetimore, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të lidhet me ndonjë konflikt të çastit, teksa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu