Mbledhja e Sekretariatit të Etikës në Kuvendin e Shqipërisë, e parashikuar për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike pas kaosit të një dite më parë në Parlament, është shtyrë për ditën e martë, në orën 10:00. Shtyrja u vendos pasi një numër i madh deputetësh të përfshirë në listën e sanksioneve kërkuan të njihen me provat, duke pretenduar se po përjashtohen pa të drejtë. Kërkesa u formalizua nga Gazment Bardhi, i cili akuzoi mazhorancën se synon të “fshijë opozitën nga Kuvendi” dhe se përjashtimet lidhen me përpjekjen për ta penguar opozitën të marrë pjesë në Këshillin e Imuniteteve. Sipas kërkesës së PS, masat disiplinore variojnë nga përjashtim për 10, 30 deri në 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, me argumente që lidhen me dhunë, pengim të punimeve, dëmtim pajisjesh dhe shkelje të Kodit të Sjelljes, akuza që deputetët e PD i kanë kundërshtuar duke kërkuar transparencë dhe paraqitje të fakteve konkrete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu