Durrës, 8 dhjetor 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën “Bajram Curri”, ku një automjet ka përplasur një nënë dhe fëmijën e saj të mitur, teksa po kalonin rrugën.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale T.A., është larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes, pa dhënë ndihmë për të dëmtuarit.

Nëna dhe fëmija janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Burime policore bëjnë me dije se, pas mjekimit, ata janë larguar në banesë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit ka referuar materialet procedurale në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj drejtuesit të automjetit për veprat penale të aksidentimit rrugor dhe largimit nga vendngjarja.

Hetimet vijojnë për identifikimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për marrjen e masave të mëtejshme ligjore ndaj autorit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu