
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit 2025, një masë që prek qindra mijëra përfitues në të gjithë vendin. Shpërblimet variojnë nga 10 000 lekë deri në 15 000 lekë, në varësi të kategorisë dhe masës së pensionit që përfitojnë qytetarët.
15 000 lekë për kategoritë me pensione të ulëta dhe përfitues të veçantë
Shpërblimi maksimal, 15 000 lekë, u miratua për:
Pensionistët që marrin pension pleqërie deri në 20 000 lekë.
Përfituesit e pensionit të invaliditetit, pensionit familjar dhe pensionit social.
Fëmijët nën kujdes të shtetit që marrin trajtim financiar special.
Personat që marrin trajtime të veçanta sipas ligjeve specifike (veteranë, familje pilotësh, pensione të posaçme etj.).
Përfituesit e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi me pension nën 20 000 lekë.
Minatorët, naftëtarët, metalurgët me pension nën 20 000 lekë.
10 000 lekë për pensionet mbi 20 000 lekë
Shpërblimi prej 10 000 lekësh do të përfitohet nga:
Pensionistët që marrin pension pleqërie mbi 20 000 lekë.
Përfituesit e trajtimeve të veçanta financiare të kategorive të ndryshme që tejkalojnë këtë masë.
Pensionet suplementare dhe pensionet e profesionistëve të kategorive të vështira, kur shuma është mbi 20 000 lekë.
Afatet dhe mënyra e pagesës
Shpërblimet do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve në dhjetor 2025.
Pagesat që nuk realizohen brenda dhjetorit do të jepen deri më 30 qershor 2026.
Shpërblimet e patërhequra pas kësaj date parashkruhen.
Fondet e parashikuara
Kostoja totale e kësaj mase arrin në 10.4 miliardë lekë, prej të cilave:
9.7 miliardë lekë nga fondi “Për bonusin e pensionistëve” i buxhetit 2025
704 milionë lekë nga fondi i sigurimeve shoqërore
Kush përfiton?
Çdo person që hyn në pension deri më 31 dhjetor 2025 përfiton shpërblimin një herë, pavarësisht kategorisë së pensionit.
–




