
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 28 dhjetorin 2025 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Vendimi u komunikua në një konferencë për media, pas takimit konsultativ me partitë politike parlamentare.
Më herët gjatë ditës, Presidentja Osmani firmosi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, duke i dhënë fund legjislaturës së nëntë. Ky hap vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë.
Zgjedhjet e reja pritet të hapin rrugën për krijimin e një shumice të re parlamentare dhe formimin e qeverisë së ardhshme.




