Një ndërhyrje e shpejtë e zjarrfikësve të Bashkisë Finiq ka bërë të mundur shpëtimin e një qeni që rrezikonte të mbytej në fshatin Dërmish, në qarkun e Vlorës.

Sipas informacioneve nga terreni, kasollja ku qëndronte kafsha ishte përmbytur nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, duke krijuar një situatë të rrezikshme për jetën e saj. Ekipet e zjarrfikësve mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta nxjerrin qenin në kohë, duke i dhënë ndihmën e parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saranda Web (@saranda.web)

Banorët e zonës kanë vlerësuar reagimin e menjëhershëm të forcave zjarrfikëse, të cilët po punojnë pa ndërprerje për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga moti i keq.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu