Profili ndërkombëtar World Insights  në X ka publikuar një renditje të flamujve më të vjetër në histori, sipas vitit të përdorimit të tyre të parë, ku Shqipëria renditet ndër vendet me simbolikën më të lashtë shtetërore.

Sipas kësaj renditjeje, flamuri kuq e zi, i përdorur për herë të parë zyrtarisht në vitin 1444, pozicionohet në mesin e flamujve më të hershëm të dokumentuar në botë.

Flamujt më të vjetër sipas “World Insights”:

  • 🇯🇵 Japonia – 701
  • 🇬🇪 Gjeorgjia – 1124
  • 🇩🇰 Danimarka – 1219
  • 🇦🇹 Austria – 1230
  • 🇱🇻 Letonia – 1279
  • 🇳🇱 Holanda – 1409
  • 🇦🇱 Shqipëria – 1444
  • 🇸🇪 Suedia – 1470
  • 🇷🇺 Rusia – 1696
  • 🇱🇮 Lihtenshtejni – 1764
  • 🇺🇸 SHBA – 1777
  • 🇪🇸 Spanja – 1785
  • 🇫🇷 Franca – 1794
  • 🇮🇹 Italia – 1796
  • 🇸🇲 San Marino – 1797
  • 🇬🇧 Britania e Madhe – 1801

Renditja nënvizon se simboli i shqiponjës dykrenare, që nga koha e Lidhjes së Lezhës dhe Gjergj Kastriot Skënderbeut, mbetet një nga flamujt më të lashtë dhe më të njohur historikisht.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu