Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK, ku pritet të merret në pyetje nga prokurorët lidhur me çështjen e 21 janarit 2011, si person në dijeni.

Siç duket nga pamjet, Berisha hyri në godinën e Prokurorisë së Posaçme duke mbajtur në dorë një dosje, e cila dyshohet të përmbajë dokumente që ai pretendon se lidhen me çështjen.

Pyetja e Berishës vjen pas zhvillimeve të fundit në hetimet për ngjarjen tragjike të 21 janarit, ku katër protestues mbetën të vrarë para Kryeministrisë në kohën që ishte kryeministër Sali Berisha, 14 vjet më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu