
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca Gonzato, pas dorëzimit të progres-raportit për vitin 2025 tek kryeministri Edi Rama, dha një mesazh të qartë për të gjitha palët politike në vend.
Në konferencën për mediat, Gonzato theksoi se Kuvendi ka një rol thelbësor në procesin e reformave, duke bërë apel që politika shqiptare të marrë përgjegjësitë e saj dhe të japë kontribut real për integrimin europian.
“Mesazhi im është i njëjtë si çdo ditë në bashkëpunim me deputetët. Kuvendi ka rol kyç për të luajtur. Thirrja ime është që palët të luajnë rolin e tyre dhe të japin kontributin në këtë proces reformash që do ta sjellë Shqipërinë në BE. Na duhen debate të shëndetshme, edhe kritike, sepse në fund është Kuvend. Këto debate janë të nevojshme që qytetarët të kuptojnë përse po bëhen dhe që këto reforma lidhen drejtpërdrejt me ta”, tha ai.
Mesazhi i tij vjen në një moment kur BE i ka dhënë sinjalet pozitive për vazhdimin e negociatave, ndërsa kërkon konsensus të gjerë politik në Tiranë për çështjet kyçe të reformimit të shtetit dhe institucioneve.







