
Aktorja e njohur hollivudiane, Diane Keaton, ka lënë një pjesë të madhe të pasurisë së saj – plot 5 milionë dollarë – për kujdesin e qenit të saj të dashur, Reggie. Lajmi është bërë publik nga faqja “The Project”, e cila e ka cilësuar këtë veprim si një tjetër dëshmi të shpirtit bujar dhe zemrës së madhe të aktores së famshme.
“Reggie, qeni, i meriton çdo qindarkë”, shkruhet në postim, që ka prekur mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Ky gjest prekës ka bërë xhiron e internetit, duke nxitur reagime të shumta nga fansat që e kanë quajtur Keaton një legjendë të vërtetë, jo vetëm për karrierën e saj, por edhe për dashurinë ndaj kafshëve.