
Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja i cili humbi jetën sot gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit, po shqyrtonte një vendim pronësie, mes palës paditëse Gjon Shkambi dhe 31 familjeve, për pronën e ish-shkollës së Rezervave në Shkodër.
Në momentin e leximit të vendimit, që i jepte të drejtë 31 familjeve, nipi i Gjon Shkambit Elvis Shkambi ka qëlluar me 4 plumba, 3 prej të cilave kanë goditur direct në gjoks gjyqtarin Astrit Kalaja.
Vendimi që po lexonte gjyqtari Kalaja i referohej një konflikti që daton që në vitin 1992 ku 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit.
Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar.
Sot, gjyqtari Kalaja i ka dhënë fund kësaj historie, duke i dhënë të drejtë banorëve që jetojnë aktualisht në godinën e godinën e ish-shkollës së Rezervave.
© BalkanWeb