
Ky është Elvis Shkambi që qëlloi me 3 plumba për vdekje gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja .
Shkambi, nipi i Gjon Shkambit, 30-vjeç ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe dy shtetasve Rakip Kurtaj, 65 vjeç dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç, babë e bir.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë s
© BalkanWeb