Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në episodin e ri të podcast-it të tij “Flasim” të rikthejë në mënyrë teatrale momentin e shpalljes së kandidaturës së Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.

Në promon e publikuar, Rama i drejtohet Manastirliut me fjalët:
“Ti do të jesh kryetarja e re e bashkisë së Tiranës.”

Kjo deklaratë nuk është ndonjë surprizë — kandidatura e Manastirliut u shpall publikisht nga Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të PS, pas nisjes së procedurave për shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë. Megjithatë, kryeministri ka zgjedhur ta përsërisë në podcast, duke e kthyer në një moment shfaqjeje mediatike.

Nga ana e saj, Manastirliu shfaqet më e çlirët, duke treguar detaje nga jeta personale, ndërsa në fund lë të kuptohet se dikush pranë saj e kishte pyetur: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?”, duke iu referuar mënyrës surprizë me të cilën Rama shpalli kandidaturën e saj në Asamble.

Podcast-i “Flasim” rikthehet nesër, por për publikun, pjesa më e bujshme duket se ka ardhur që sot: një “intervistë” ku politika dhe show-i shkojnë krah për krah.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu