Prokuroria e Tiranës ka vënë nën hetim një çift, pas një operacioni të koduar “Rezervimi”, për përfitim të paligjshëm nëpërmjet mashtrimit ndaj klientëve të agjencisë së tyre turistike.

Arrestimi i administratorit të agjencisë, Ardi Gjuzi, 63 vjeç, u bë pas disa muajsh hetime intensive me metoda proaktive. Bashkëshortja e tij, A. Gjuzi, 51 vjeçe dhe punonjëse në agjenci, nisi procedimi penal.

Sipas hetimeve, gjatë rezervimit të biletave dhe akomodimeve, bashkëshortët dyshohet se përfitonin për vete shumën prej rreth 17 000 euro nga klientët.

Policia njoftoi se materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprat penale “mashtrimi” dhe “fshehja e të ardhurave”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu