
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Hetimet nisën pas një konflikti të ndodhur më 24 shtator 2025, rreth orës 13:30, në fshatin Metoq. Nga hetimet rezultoi se shtetasi G. O., 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pas një debati për motive të dobëta, kishte marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” një 19-vjeçar me iniciale F. M., duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e kishte lënë të lirë.
Fillimisht, i riu nuk pranoi se ishte marrë me forcë, por hetimet e kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.