Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës (Tropojë), për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

Pas aksionit të së enjtes, ku u prishën 8 objekte të ndërtuara me betonarme, ditën e djeshme IKMT ka evidentuar dhe planifikuar prishjen e 12 strukturave prej betoni dhe ngrehinave të ndërtuara pa leje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale IKMT theksoi sot se “evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë do të vijojë pa ndërprerje, duke garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura”.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu