Teksa fazat e para të një sulmi të gjerë ndaj qytetit të Gazës kanë filluar, Izraeli ka urdhëruar mobilizimin e dhjetëra mijëra rezervistëve për t’u përfshirë në operacionin e ri ushtarak.

Burime izraelite thonë se ofensiva pritet të shënojë një nga përballjet më intensive të këtij konflikti, por sfidat e ushtrisë janë të mëdha. Analistët paralajmërojnë se forcat e armatosura, tashmë të lodhura nga muaj të tërë përplasjeje, mund të hasin vështirësi serioze për të mbajtur një ritëm të gjatë dhe të qëndrueshëm luftimi.

Mungesa e trupave të freskëta dhe presioni i madh mbi rezervistët, që vijnë nga jeta civile, shton shqetësimet për kapacitetin e Izraelit për të përballuar një ofensivë të gjatë brenda Gazës, ndërsa situata humanitare në territor mbetet dramatike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu