Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë Donald Trump se është i gatshëm të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe se takimi do të zhvillohet brenda dy javësh. Lajmi u bë i ditur nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili foli për agjencinë Bloomberg.

Merz u shpreh se gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë janë zhvilluar bisedime “shumë intensive” dhe se ka mirëpritur garancitë e sigurisë të dhëna nga presidenti amerikan Donald Trump për Ukrainën. Ai gjithashtu theksoi se Kievit nuk mund t’i imponohen lëshime territoriale në kuadër të negociatave të paqes.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se ka nisur punën për të organizuar një takim mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, pas samitit të zhvilluar në Uashington me liderët evropianë. Trump tha se ka diskutuar idenë edhe me Putinin gjatë një telefonate të zhvilluar paralelisht me bisedimet me aleatët evropianë.

Nga ana tjetër, Zelensky u shpreh se Rusia ka propozuar një takim dypalësh me Ukrainën, që më pas mund të pasohet nga një tryezë trilaterale me pjesëmarrjen e SHBA-së. “Jam gati për çdo format takimi me presidentin rus,” theksoi ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu