
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Fier, ku në tokat e fshatit Sektor Seman është gjetur trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një shtetasi 72-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, viktima është identifikuar si M. Sh., banues në Fier. Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
72-vjeçari ishte shpallur në kërkim më datë 12 korrik 2025, pasi vëllai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.