Sipas të dhënave më të fundit, deri në orën 16:00 janë raportuar gjithsej 18 vatra zjarri në të gjithë vendin. 10 prej tyre janë shuar, ndërsa 8 vatra mbeten ende aktive, me përpjekje intensive nga shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura për t’i vënë nën kontroll.

Vatrat e shuar deri tani janë:

  1. Poshnje, bashkia Dimal – Zjarr afër banesave dhe repartit ushtarak. Nën kontroll, në monitorim për rindezje.
  2. Kotë, Selenicë
  3. Vrion, Finiq
  4. Qafa e Laçit, Vau i Dejës
  5. Mengël, Elbasan
  6. Liqeni i Thatë, Tiranë
  7. Rr. “Haki Stërmilli”, Nj. 6, Tiranë
  8. Lagjja Nr.5, Kavajë
  9. Zagorë, Shkrel, Shkodër
  10. Radanj, Qendër Leskovik, Kolonjë

🔥 Vatrat aktive janë në:

Qarku Dibër:

  • Liqeni i Luleve, Parku Kombëtar Lurë – 200 ha të përshkuara nga zjarri në pyje me pisha dhe ah. Angazhim i FA dhe forcave civile.
  • Mali i Peladhisë, Zerqan, Bulqizë – Dy vatra aktive, me rrezik për fshatrat Vlashaj dhe Krajkë. Punë në vijim me 35 forca.

Qarku Fier:

  • Drenovë, Mallakastër / Gorishovë, Cakran, Fier – Zjarr i madh në shkurre dhe ferra. Angazhim i FA me 2 helikopterë dhe zjarrfikëse.

Qarku Vlorë:

  • Borsh, Himarë – Zjarr në pyll, në ndërhyrje me 2 automjete dhe 6 efektivë.

Qarku Gjirokastër:

  • Kosinë, Përmet – Zjarr në pyje dhe shkurre. Po punohet me 2 mjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë.

Qarku Elbasan:

  • Gjevur, Peqin
  • Dufshan, Gramsh
  • Hotolisht, Librazhd – Tre vatra pyjore ku po ndërhyhet me mjete dhe personel zjarrfikës.

👨‍🚒 Forcat në terren:

  • 291 forca operacionale
  • 29 automjete zjarrfikëse
  • Forcat e Armatosura: 120 trupa, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse

Situata mbetet dinamike dhe në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat shtetërore. Qytetarët luten të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në natyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu