
Një tjetër grup i madh turistësh të huaj ka ndalur këtë fundjavë në Portin e Durrësit, duke sjellë 676 vizitorë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës.
Lajmin e ka ndarë edhe Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që po merr Shqipëria në hartën e turizmit mesdhetar.
“Mikpritja shqiptare është vetë atraksion turistik,” ka shkruar Rama, duke e shoqëruar postimin me foto nga ndalesa e kroçieres në port dhe vizitat e turistëve në Durrës.
“676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës, janë ndalur këtë fundjavë në Portin e Durrësit me anijen kroçierë “Nautica”, ndërsa kanë eksploruar sitet historike të qytetit bregdetar dhe bukuritë e zonave përreth, duke përjetuar edhe mikpritjen e pashoqe shqiptare.“, shkruan Rama./Abcnewes