Një operacion shpëtimi është realizuar me sukses nga Forca Detare në afërsi të Gjirit të Gramës, pasi një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë dhe kërkoi ndihmë urgjente.

Pas marrjes së sinjalit të emergjencës, anija patrulluese P-116 “BORA” u nis menjëherë drejt vendngjarjes. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni u përmbyll me sukses.

Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa veliera u rimorkua dhe u ankorua në portin e Himarës.

Forca e Sigurisë Detare konfirmon se shpëtimi i jetëve në det mbetet një prioritet absolut, dhe ky operacion është një dëshmi e qartë e angazhimit dhe profesionalizmit të saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu