Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një 28-vjeçari është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure.

I plagosur ka mbetur një turist belg në aksin rrugor Sarandë-Ksamil në vendin që quhet Hidrovori.

Turisti ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

 

Paraprakisht raportohet se si pasojë e përplasjes 28-vjeçari ka thyer këmbët. Menjëherë turisti nga Belgjika është dërguar në spitalin e Sarandës.

Nga testi i kryer nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës rezulton se 28-vjeçari belg, që është me pushime të sezonit në Sarandë, ishte në gjendje të dehur/abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu