Rritet ndjeshëm numri i personave që po marrin trajtim mjekësor pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës në Tiranë. Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në orën 21:26, në spital po trajtohen 29 persona, mes tyre 23 efektivë policie, pesë protestues dhe një kalimtar.

Të dhënat e reja tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të punonjësve të policisë që kanë pasur nevojë për asistencë mjekësore pas incidenteve të regjistruara gjatë ditës së mërkurë.

Sipas QSUT-së, në momentin e përditësimit nuk kishte raste të reja që kërkonin ndërhyrje mjekësore emergjente.

Përplasjet gjatë protestës janë shoqëruar me hedhje gurësh, fishekzjarrësh dhe bombash molotov drejt institucioneve dhe forcave të rendit. Policia ka ndërhyrë në disa zona të kryeqytetit duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Gjatë ditës janë sulmuar disa institucione shtetërore, përfshirë Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Drejtësisë, si dhe Kryeministria e Kryesia e Kuvendit.

Aktet e dhunës janë shtrirë edhe ndaj bizneseve private dhe qendrës tregtare Toptani, ku janë raportuar xhama të thyer dhe dëme materiale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu