
Senati italian ka miratuar dekretin për qendrat e emigrantëve në Shqipëi, duke e shndërruar në ligj, me 90 vota pro, 56 kundër dhe një abstenim.
Dekreti lejon përdorimin e qendrave të emigrantëve të hapura në Shqipëri, në veçanti atë të Gjaderit, si CPR.
Teksti u miratua nga Senati në kohë rekord me një votëbesim, mes protestave të opozitës dhe nga ana tjetër mazhoranca e cila thotë se është “model të virtytshëm dhe pikë referimi për shumë vende evropiane”.
Senatori Marco Lisei i Fratelli d’Italia theksoi më pas se qendrat e hapura në Shqipëri “do të funksionojnë”, ashtu siç tha Giorgia Meloni në shtator.
Masa përmban “dispozita urgjente kundër imigracionit të parregullt” dhe zbaton protokollin për emigrantët, e nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria.
Në fakt, ajo e shndërron qendrën të Gjaderit në një CPR për transferimin e emigrantëve të destinuar për dëbim nga Italia.
Rregulli, i modifikuar nga Montecitorio, do të lejojë tejkalimin e ngërçit në qendrat shqiptare, të cilat kanë mbetur kryesisht të pashfrytëzuara deri më tani, sepse gjyqtarët në mënyrë të përsëritur nuk kanë vërtetuar ndalimin e emigrantëve atje, pa marrë parasysh as kontrastin dhe as normat evropiane.