Ajola Xoxa ka mbërritur paraditen e sotme në SPAK. Xoxa paraqitet në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, u pa këtë të hënë në ambientet e këtij institucioni, ku mësohet se kishte edhe një njoftim mbi një akuzë tjetër.

Sot Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës, atë të fshehjes së të ardhurave.

Xoxa është nën hetim për akuzat:“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”./CNA

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu