Një mbrëmje magjike dhe plot emocione për Michelle Hunziker, e cila të shtunën në mbrëmje shkëlqeu në skenën e Eurovision Song Contest 2025 në Bazel të Zvicrës, duke drejtuar finalen e madhe të këtij spektakli ndërkombëtar. Por për Hunziker, kjo nuk ishte vetëm një arritje profesionale , ajo përjetoi edhe një moment shumë të ndjeshëm familjar.

Në shtëpi, përballë ekranit, ndodheshin e bija Aurora Ramazzotti dhe djali i saj i vogël, Cesare. Në çastin që Michelle Hunziker u shfaq në ekran, vogëlushi e njohu menjëherë gjyshen dhe, plot entuziazëm, nisi ta tregonte me gisht duke e thirrur: «Nonna Mich! Nonna Michelle!».

Aurora e ndau këtë moment të veçantë në një video në rrjetin e saj Instagram. Në video shfaqet Cesare nga mbrapa, me pizhamet e tij blu dhe flokët e dendura, ndërsa i drejton gishtin televizorit dhe përpiqet të tërheqë vëmendjen e gjyshes së dashur. Fytyra e tij nuk shfaqet, si gjithmonë sipas zgjedhjes së prindërve, por emocionet janë të dukshme.

47-vjeçarja Michelle Hunziker reagoi me emocion ndaj videos, duke komentuar: «Asgjë nuk mund ta përshkruajë këtë… sapo e pashë, fillova të qaja».

Aurora është vajza që  Michelle pati në moshën 19-vjeçare me këngëtarin Eros Ramazzotti, një histori dashurie së cilës iu thurën këngë por dhe që në vitet ’90 rrëmbeu mijëra zemra.

Hunziker ka dhe dy vajza të tjera Sole e Celeste nga martesa e dytë me Tomaso Trussardi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu