Në një mesazh të gjatë dhe të drejtpërdrejtë më 1 maj, Kryeministri Edi Rama iu drejtua qytetarëve për të komentuar akuzat e opozitës mbi procesin zgjedhor, punësimet elektorale dhe akuzat për abuzim me pushtetin. Rama theksoi se sot Shqipëria ka një strukturë të fortë si SPAK, që është mbi palët dhe që do të verifikojë çdo denoncim për shitblerje votash apo abuzime.

Ai deklaroi se qeveria ka ndaluar punësimet para fushatës dhe se Shqipëria është renditur e para në rajon për integritetin e prokurimeve publike, sipas Komisionit Europian. Përballë kritikave mbi mungesën e debatit konstruktiv dhe premtimeve, Rama tha se qeveria ka programin më të detajuar dhe më të besueshëm, gjë që e dëshmon vetë fakti që vendi është në tryezën e negociatave me BE-në.

Kryeministri shpalosi edhe disa arritje ekonomike: rritja e PBB-së nga 10 miliardë në 25 miliardë euro, projeksioni për 35 miliardë deri në 2030, rritja e të ardhurave për frymë dhe shtimi me 300 mijë vende pune gjatë tre mandateve. Ai i quajti “turp politik” përpjekjet për të përfaqësuar vendin nga, siç i quajti ai, “kënetat politike” dhe theksoi se shqiptarët janë të mençur dhe dinë të gjykojnë vetë.

Rama përmbylli mesazhin me thirrjen për të mbështetur integrimin europian, duke e quajtur këtë “mision kombëtar” dhe duke e lidhur me amanetin e rilindësve dhe Skënderbeut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu