
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme, një takim lidhur me prezantimin e programit për infrastrukturën 2030. Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se, kjo është një strategji e bazuar në një plan konkret për t’u realizuar.
Sipas tij, strategjia e prezantuar do të realizohet e gjitha për 9 vite. Kreu i qeverisë ka thënë se gjithë projekti infrastrukturor do të bazohet në aspiratën e Shqipërisë për turizmin.
“Duket si absurde, për të gjitha rrugët që është bërë një propagandë e madhe kanë qenë tendera të pafinancuara. Nëse një aks kushton 30 milionë euro, edhe nga buxheti janë vendosur 1 milionë euro. Edhe të tjerat kismet, të fillojmë. Shifra totale e borxhit ndaj kompanive ka qenë 700 milionë, pa llogaritur borxhin e shpërndarjes së energjisë që ishte 1.5 miliardë, ku popullin e ka shpëtuar fati nga një humnerë.
Nuk është bërë kurrë një rrugë me standarde që të duket një korridor europian. Është stimuluar pushtimi rrugës nga të dyja anët. Në rrugën që shkon poshtë drejt Fierit, do duhet t’i shmangemi disa herë aksit ekzistues, ndërkohë u pretendua që do ishte autostradë, ndërkohë që ajo nuk është autostradë.
Tani me këto projekte ne do kemi dy autostrada të kategorisë A, që lidhin Shqipërinë me gjithë rrjetin e BE-së.”-tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama, gjatë prezantimit të programit për infrastrukturën ‘Shqipëria 2030’, është ndalur tek vëmendja që qeveria do t’i japë turizmit malor nëpërmjet infrastrukturës.
Sipas Ramës, Shqipëria, pas turizmit detar, do të ketë zhvillimin e saj në turizmin malor, ku sipas tij do të jetë një Austri dhe Zvicër e Ballkanit.
“Pasuria më e posaçme e shqiptarëve në aspektin e thesarit të natyrës, nuk është kjo, por është gjithë kjo që është këtej brenda, dhe mbi të gjitha janë zonat malore të Shqipërisë, qoftë në verilindje dhe juglindje. Shqipëria do mund të çlirojë konsumatorë të nivelit të lartë të turizmit. Ajo që e bën unike Shqipërinë është që këto dy i ka shumë afër. Shqipëria është shumë e vogël, dy dete dhe ka 9 lumenj. Shqipëria është shumë e vogël dhe ka male afër detit. Këtu është rruga e Lurës që është drejt përfundit. E gjithë kjo që deti po i sjell Shqipërisë është e rëndësishme. Por më pas kjo do të jetë themeli që do ndërtohet më vonë. Do jetë një Austri dhe Zvicër e Ballkanit.”-tha Rama./shqiptarja